Tani që masat janë lehtësuar për vizitën në vendlindje, mërgimtarët ia kanë mësyrë Kosovës.


12 fluturime u realizuan të dielën në aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Zvicra pasi kjo e fundit largoi masën e karantinimit për shtetasit që vizitojnë Kosovës.

Përmes portës së vetme ajrore në vend për katër ditë, nga e shtuna priten të futen 20 mijë persona nga vendet e ndryshme europiane.

Reklamë

Por vizita në atdhe nuk po kushton pak.

“Për një kohë shumë të shkurtër janë katërfishu biletat”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

Nga kompanitë e fluturimeve thanë se arsye për rritjen e çmimeve është fluksi i pasagjerëve.

Këta të fundit gjatë udhëtimit obligohen të jenë me maska kurse në hapësirat e “Adem Jasharit” janë vendosur edhe kamera për matjen e temperaturës ndërsa tunelët dezinfektues nuk po punonin sot, të paktën për disa orë.

Reklamë