×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Gastronomët nuk ndalen, insistojnë të heqet kufizimi i muzikës pas orës 21:00

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 16:32

    Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, gjatë një takimi me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë kërkuar heqjen e kufizimit të muzikës pas orës 21.00.


    Siç njofton kumtesa, ata me këtë rast ngritën çështjen e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit për promovimin e kulturës së ushqimeve që ka Kosova.

    Në takim ministrja Dumoshi theksoi që të gjitha sferat janë prekur nga pandemia e këtu nuk bën përjashtim as sektori i gastronomisë, si ndër sektorët më të prekur.

    Ajo gjithashtu shpalosi objektivin për shtytjen përpara të trashëgimisë shpirtërore ku aktualisht po mblidhen dosjet dhe këtu parashihen të hyjnë edhe ushqimet tradicionale.

    “Resorët e ministrisë janë më të prekurit sepse MKRS-ja mbulon fusha të cilat janë shumë të gjëra në shoqëri dhe të cilat lidhen direkt me ndërveprimin njerëzor”, tha Dumoshi.

    Në takim u diskutua për promovimin e trashëgimisë së zonave të ndryshme Kosovës në gastronomi si dhe promovimin e industrisë prodhuese ushqimore tradicionale.

    Ministrja Dumoshi shpalosi në takim idenë për digjitalizimin e pikave referuese të ushqimit ku do të identifikohen zonat e Kosovës për çka prodhojnë në fushën e ushqimit si dhe mundësinë e përkrahjes së shoqatës në ndërlidhje me objektivat programore të MKRS-së.

    Organizimi i festivaleve të ushqimeve tradicionale që ka Kosova ishte një pikë tjetër e diskutimit të këtij takimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!