×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Hoti me premtim të madh: Do të nisim projekte që do ta ndërrojnë ambientin e ekonomisë në vend

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 20:12

    Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, po vazhdon parafushatën në qytete të ndryshme, ku bën premtime.


    Sot ai ka qëndruar në Greme të komunës së Ferizajit, ku ka vizituar një fabrikë, ndërsa ka bërë një premtim të madh duke thënë se nën qeverisjen e LDK-së do të nisen projekte të mëdha, të cilat sipas tij do të ndërrojnë komplet ambientin e ekonomisë në vend, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sot vizituam një nga bizneset në Greme të komunës së Ferizajit, fabrikën “Profil Star” , të cilët janë prodhues dhe eksportues të mobilieve. Veprimtaria e tyre shtrihet jo vetëm në tregun kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar.

    Gjatë këtij viti, do të fokusohemi në thjeshtësimim e procedurave burokratike, në hapjen e tregut, në heqjen e barrierave, si dhe në eksportin me vendet e huaja.

    Do të nisen projekte të mëdha, të cilat do të ndërrojnë komplet ambientin e ekonomisë në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!