×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kosovarët morën 1.5 miliard euro kredi gjatë pandemisë

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 15:21

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë t ditur ese edhe pse vit 2020 ka qenë vit i rëndë për ekonominë, sektori financuar bankar ka qenë mirë i kapitalizuar dhe kjo është arritur falë një menaxhimi të mirë.


    “Sektorin bankar në përgjithësi, pandemia e ka gjetur në një gjendje shumë të mirë dhe stabile, është mirë kapitualizar, likuid, me nj përqindje shumë të ulët të kredive të këqija jo performuese. Kjo ka bërë qe sektori bankar t’i përballojë të gjitha rreziqet e pritura nga pandemia dhe njëkohësisht të vazhdojë kreditimin ndaj ekonomisë së vendit, edhe përkundër rreziqeve”, tha ai në RTK.

    Mehmeti bëri me dije se gjatë vitit të Pandemisë, janë lëshuar kredi të reja 1.5 miliard euro.

    “Kjo ka bërë që vlera e kredive të arrijnë në 3,2 miliard euro. Ne si BQK, kemi qenë si pro aktiv për masat që kemi marrë. Për këto kemi qenë kontakte, që masat të jenë për nevojën që kanë qytetarët dhe bizneset. Kemi marrë masë për shtyrjen e kohës së për kredi, po ashtu edhe kemi mundësuar të ristrukturojnë kreditë. Sektori bankar ka besim tek publiku. Asetet e sektorit bankar tani janë 5.5 miliardë euro”, tha ai.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, bëri me dije se kanë marrë masa për të ruajtur likuiditetin.

    “Këto masa janë vlerësuar nga FMN dhe Komisioni Evropian. Sipas tyre masat që janë marrë kanë ndikuar në ekonomi, po ashtu edhe raporti i Departamentit të Shtetit vlerëson BQK-në”, tha Mehmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!