×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kreu i Odës Ekonomike pas rritjes së COVID në nivel global: Kosova në KOLAPS

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 23:19

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse shtohen masat kufizuese ndaj Covid-19 pa zbatim të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, sektorë të ekonomisë do të shkojnë drejt kolapsit.


    Ai ka thënë se shtetet që po mbyllen kanë siguruar fondet dhe buxhetet për të përkrahur sektorët e ekonomisë të cilat po goditen nga masat parandaluese anti-Covid-19.

    “Shtetet qe po mbyllen prape (ne teresi, apo pjeserisht), kane siguruar fonde dhe buxhete per te perkahur sektoret qe po goditen nga masat parandaluese anti-COVID.”, shkruan ai.

    “E ne? As nje ligj bazik per rimekembjen, nuk po arrijme ta miratojme me jave te tera. Cdo plan per masa kufizuese te reja (nese shfaqet nevoja per to), duhet te percjellet me zbatim urgjent te Ligjit te Rimekembjes dhe me fonde shtese per perkrahje te sektoreve me te goditur. Ne te kunderten, KOLAPS”, shton Rukiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!