Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të gjashtë ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Me vetëm 58 vota, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet ka dështuar sërish ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.
“Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Ky dështim i qeverisë Hoti në Kuvend që ta kaloj këtë pako po ndodhë tash e disa javë. /Reporteri.net/.