Derivatet përsëri kanë nisur të shtrenjtohen.

Çmimi i naftës tani është ngritur deri në tre centë, si pasojë e lëvizjeve në tregun e jashtëm.

Ky ndryshim është vërejtur nga qytetarët, të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë lajm.

Reklamë

Megjithatë, çmimi pritet të normalizohet gjatë këtij muaji, njofton Klan Kosova.

Ndryshime në tregun botëror mund të shkaktojnë edhe trazirat në Kazakistan, shtet ky eksportues i naftës.

Në Shoqatën e Naftëtarëve thonë se kjo situatë ka pak gjasë të ndikojë në Kosovë.