×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Mbi 91% rënie të të hyrave në turizëm si pasojë e pandemisë

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 18:41

    Sektori i turizmit ka pësuar rreth 91 për qind rënie të të hyrave, ndërsa të vizitorëve 70 për qind gjatë vitit 2020, si pasojë e pandemisë COVID-19. Kështu është bërë e ditur në një hulumtim të publikuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.


    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se do të krijohen politika për zhvillimin e turizmit.

    “Unë sot marr pjesë në këtë prezantim në ndikimin e sektorit të turizmit. Ky hulumtim është kryer në koordinim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Industria e Turizmit është e rëndësishme sepse radhitet në grupin e industrive më të zhvilluara në botë. Ka ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Ne kemi përparësi nga aspekti kulturor dhe natyror, dhe jemi vendi i pasur si turizmi malor, me vlera artizanale, duhet të sjellim oferta sa më të mira dhe jemi të përkushtuar që të zhvillojmë politika për zhvillimin e turizmit. Me përballjen e pandemisë sektori i turizmit kemi pësuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70%, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind “, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!