Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot bujkun Sadik Abiti.

Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook.

Abiti vjen nga fshati Pestovë, dhe kultivon rreth 11 hektarë patate e 10 hektarë grurë.

Reklamë

Ministri Peci përmes kësaj vizite ka parë nga afër veprimtarinë ditore të bujkut Sadik Abiti.

Postimi i plotë i Ministrit Peci:

?Sadik Abiti nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë është një bujk i vyer i cili kultivon rreth 11 hektarë patate dhe 10 hektarë grurë.

?Pashë nga afër veprimtarinë e tij ditore dhe bashkëbiseduam rreth risive të përkrahjes përmes Programit për Pagesa Direkte / Subvencioneve 2022; për subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror si për kulturën e patates ashtu edhe për grurin.

?Këtë vit gruri do të subvencionohet me 474€ për hektarë ndërsa patatja 654€ për hektarë.

Reklamë

?‍? Bujqit e ndershëm e punëtorë si Sadiku janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë; e ne duke patur shembuj të tillë, krijojmë politika që favorizojnë bujqit meritorë e faqebardhë.