×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Nesër pritet zhbllokimi i llogarive të Telekomit, Qeveria garantuese e marrëveshjes

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 15:34

    Bordi i Telekomit të Kosovës sot ka zhvilluar një takim me kompaninë Dardafon.


    Burime të KOHËS kanë bërë të ditur se nesër pritet përgjigje për debllokimin e llogarive të Telekomit, derisa janë duke shqyrtuar modalitetet për marrëveshje, garantuese e së cilës do të jetë Qeveria e Kosovës.

    Të hënën janë bllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobilet.

    Këtë e ka bërë të ditur kreu i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, shkruan Reporteri.net.

    “Janë bllokuar llogaritë e Telekomit. Me kryeministrin kam biseduar me zyrën e ministrit kam qenë në në një takim, po duhet prej Telekomit me marrë përgjigje. Sot ka ndodhë gjatë ditës do t’i bëjmë publike hapat se çka do të veprojmë”, ka thënë ai.

    Sindikata e Telekomit tutje ka kërkuar se të shkarkohet bordi i kësaj ndërmarrje.

    “Duhet me dhanë përgjegjësi Bordi i jashtëligjshëm, kërkojmë sa më parë të shkarkojnë një borxh që nuk i ka interesuar gjendja në Telekom dhe është duke punuar për interesa personale”, ka thënë ai për Express.

    Llogaritë bankare të Telekomit për herë të parë u bllokuan më 15 korrik, për shkak të rastit të një arbitrazhi ndërkombëtar me kompaninë Z-Mobile.

    Telekomi dhe Z-Mobile, prej kohësh, kanë qenë në mosmarrëveshje, për shkak të një kontrate të nënshkruar më shumë se dhjetë vjet më parë, shkruan Reporteri.net.

    Është vlerësuar se kjo kontratë i ka sjellë Telekomit humbje në vlerë prej 107 milionë eurosh.

    Pavarësisht fitimeve që Z-Mobile thuhet t’i ketë pasur nga kontrata, kompania ka pretenduar se Telekomi i Kosovës nuk e ka përmbushur atë në tërësi dhe e ka paditur.

    Kontrata është ndërprerë vitin e kaluar.

    Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës u angazhuan në gjetjen e një zgjidhjeje, për të mos lejuar falimentimin e Telekomit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!