×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Njoftim publik nga NewCo Ferronikeli

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 15:37

    Operatori i  kompanisë ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit organizon debat publik për Dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.


    Debati do të organizohet më datën 17.03.2021 në hapësirat e objektit të administratës së kompanisë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim publik nga NewCo Ferronikeli

    Duke u bazuar në Nenin 57 të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 03/L-025, operatori i ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C’’ , në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), organizojnë:

    DEBAT PUBLIK

    Për Dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar

    Njoftohet publiku i interesuar se më datë: 17.03.2021, në ora 11:00h, në hapësirat e objektit të administratës së kompanisë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C, në rrugën ‘Besim Mala, nr. 227, Komuna e Gllogocit, do të organizohet debat publik nga operatori ’’NewCo Ferronikeli Complex L.L.C’’ Zgjerimi i deponisë së skories në hapësirat e minierës së Çikatovës – Zona Dushkaja 1, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!