×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Projektligji për Rimëkëmbje pritet të miratohet të premten, kjo do të jetë procedura për tërheqjen e 10% të Trustit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 15:31

    Qeveria e Kosovës do të rimbursoj 10-përqindëshin e mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional, për të gjithë ata që kanë më pak se 10 mije euro.


    Kështu thuhet në njërën nga katër amendamentet e propozuara të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19, që janë miratuar në Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se kjo parti do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për votimin e këtij Projektligji.

    Projektligj parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

    Lidhur me këtë, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Tahiri pas vizitës që i kishte bërë Fondit Pensional, kishte thënë se, procedura e aplikimit për tërheqjen e kursimeve do të jetë online.

    “Procedura e aplikimit do të jetë e thjeshtë. Do të jepet numri personal dhe i xhirollogarisë, kjo verifikohet nga BQK-ja dhe paratë e Trustit, 10 për qindëshi do të jetë në xhirollogari të përfituesit, atij që aplikon”, kishte bërë të ditur Tahiri.

    Sipas Trustit, rreth 213 kontributpagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e kontribuuesve, përcjell Telegrafi.

    Po ashtu, deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.

    Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë 105 mijë qytetarë. Nga numri total i kontribuueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro. Deri në 20 mijë euro në llogari kanë mbi 40 mijë qytetarë, kurse mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 për qind e kontribuueseve.

    Aktualisht sipas Trustit, numri i përgjithshëm i kontribuueseve është 639,264.

    Platforma e specializuar për matjen e opinionit publik, Pyper pas një sondazhi të realizuar për sa i përket tërheqjes së kursimeve ka thënë se, 54 për qind e të anketuarëve nuk mendojnë se marrja e 10-përqindëshit do t’i ndihmoj ata të kalojnë krizat financiare si shkak i COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!