×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rritet mbi 50 milionë euro eksporti i kompanive kosovare në BE dhe ShBA

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 15:57

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në periudhën tre mujore të këtij viti (2021), eksporti i kompanive kosovare në vendet e BE- së dhe SHBA-ve, ka pasur rritje për 45 për qind.


    Ani pse pandemia ka pasur ndikim të keq në mbylljen e shumë kompanive në Kosovë, duke numëruar deri në 800 kompani të mbyllura, sa i përket eksportit, Kosova ka shënuar rritje si asnjëherë më parë.

    Eksporti i mallrave të ndryshme, kryesisht atyre nga druri, kanë shënuar rritje.

    Në periudhën 3 mujore të këtij viti, eksporti i kompanive kosovare në vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të Shteteve të Bashkuara, ka shkuar në rritje deri në 45%.

    Adriatik Stavileci, zëdhënësi i doganës së Kosovës është shprehur se në tremujorin e fundit Kosova ka shënuar rritje të eksportit në vlerë mbi 50 milionë euro më shumë se sa tremujori i vitit të kaluar.

    “Vlera e saktë e vitit të kaluar në tremujorin e parë ishte 87 milionë euro, ndërsa në këtë tremujor janë 126 milionë euro mallra të eksportuara, e cila është një nga lajmet më të mira për ekonominë kosovare” tha ai gjatë një interviste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!