Të shtunën dhe të dielën Ministria e Shëndetësisë riktheu karantinën për shtatë komuna, duke mbyllur kështu edhe shumë biznese.


Reagime të shumta erdhën nga bizneset, e Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kundërshtuar edhe me protesta. Ndërsa, gjatë ditës së sotme kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë mbyllje e cila nuk do të ketë edhe mbështetjen e Qeverisë.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi derisa ka shpërndarë reagimin e gastronomëve, thotë se kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps, duke theksuar se për rimëkëmbje as nuk diskutohet.

Reklamë

Veç kësaj, Rukiqi ka potencuar se para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesa.

“Në rritje rezistenca për mbyllje nga ana e bizneseve, sidomos mbyllje pa e siguruar asnjë mbështetje financiare. Sot në mëngjes kam pranuar edhe dhjetëra thirrje nga sektorët tjerë:

– Tregtia me pakicë

– Qendrat tregtare

– Ndërtimi

Reklamë

– Transporti

Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë ne kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet te sigurohet mbijetesë”, ka shkruar Rukiqi.