×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rukiqi pas krijimit të grupit punues të Odave Ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë: Momentum i rëndësishëm për zhvillim

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:40

    Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.


    Për këtë takim ka shkruar në Facebook kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    Ai ka thënë se kanë pasur takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan.

    “Takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan i cili po viziton regjionin. Projekte konkrete, zotime të qarta financiare, momentum i rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!