×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Shyqyri Haxha publikon dëshmi ku përfshinë Ahmet Shalën në shkatërrimin e PTK-së

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 10:52

    Ish-shefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka publikuar një dokument në të cilin e përfshinë Qeverinë “Thaçi 1” në shkatërrimin e PTK-së, saktësisht ministrin Ahmet Shala nga PDK.


    Haxha, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur lidhur me ndërprerjen e projektit të ‘Billingu-Faturimit’ nga Ministri i cekun në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BiD).

    Ai shton se në këtë mbledhje, në detale, evidentohet se si BiD nuk e pranon letrën si akt të kryer, dhe vendos të takohet me Ministrin që mos ta ndërprejë projektin sepse do të shkaktonte dëme të pariparueshme për PTK-në

    “Edhe për kundër përpjekjeve maksimale nga Bordi i Drejtorve, Menagjmenti dhe Ekspertve ligjore/legal, prap vazhdon shkaktimi i dëmit me vetëdije nga Ministri dhe rrjedhimisht dëtmohet vlera e PTK-se në mas të jashtëzakonshme si dhe nuk pranohet që të preventoj arbitrazhin” shkruan Haxha.

    Ish-shefi i PTK-së, thekson se këto informata janë në interes të publikut, sepse bëhet fjalë për një kompani shtetrore dhe për ndjekje të njerëzve me direktiva nga politike që kanë dëshmur sukses të paparë ndonjëher në këtë kompani (PTK) dhe të paparë ndonjëher në Kosovë që nga pas lufta.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Ja dëshmia e radhës lidhur me ndërprerjen e projektit të ‘Billingu-Faturimit’ nga Ministri i cekun në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BiD) më poshtë. Bordi i Brejtorve (BiD) të PTK-së mban mbledhje të JASHTZAKONSHME lidhur me letrën e Ministrit.

    BiD është tepër i shqetësuar me letrën për ndërprerjen e projektit të Faturimit/billingut. Në këtë mbledhje, në detale, evidentohet se si BiD nuk e pranon letrën si akt të kryer, dhe vendos të takohet me Ministrin që mos ta nderprej projektin sepse do të shkakton dëme të pariparueshme për PTK-në.

    Edhe për kundër përpjekjeve maksimale nga Bordi i Drejtorve, Menagjmenti dhe Ekspertve ligjore/legal, prap vazhdon shkaktimi i dëmit me vetëdije nga Ministri dhe rrjedhimisht dëtmohet vlera e PTK-se në mas të jashtëzakonshme si dhe nuk pranohet që të preventoj arbitrazhin.

    Këto informata janë në interes të publikut, sepse bëhet fjalë për një kompani shtetrore dhe për ndjekje të njerëzve me direktiva nga politike që kanë dëshmur sukses të paparë ndonjëher në këtë kompani (PTK) dhe të paparë ndonjëher në Kosovë që nga pas lufta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!