Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi është deklaruar rreth çështjes: “Kompania e ministrit Kuçi shpërblehet me tender 5 milionësh”.
Ai tregoi se kompania “Hidroterm” është pronë e tij që nga viti 1991.
Ministri Kuçi në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se në kohën kur është shpallë fitues kompania e tij, ai s’ka qenë as ministër, as deputet.
“Është dhënë në mars apo prill të këtij viti, gjatë qeverisë Kurti. Unë punoj nga viti 90 dhe asnjëherë se kam ndërprerë, veç dy vite gjatë luftës. Në aspektin ligjor nuk është e ndaluar, nuk mundem kompanisë sime me ia ndalu me aplikuar në tenderë të caktuar. Veç pse jam hy në politikë me I thënë kompanisë me të cilën janë të lidhur 200 punëtorë në mënyrë direkte e indirekte”, thotë Kuçi.
Ai pohon se sipas kësaj logjike i bie që asnjë deputet apo ministër të mos vije nga biznesi.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




