×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Valon Tolaj i AKP-së: Mosaprovimi i raportit vjetor ishte skenar

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 22:33

    Valon Tolaj, drejtor menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka thënë se ka qenë i çuditshëm mosaporvimi i raportit vjetor të kësaj agjencie pa ndonjë bazë apo ndonjë shpjegim.


    Ai ka thënë se pas konferencës së ushtrueses së detyrës së kryetares së Grupit Parlamentar të Vetvëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e kanë kuptuar se ishte një skenar.

    “Pasi kemi raportuar për dy orë në Komision, gjatë gjithë kohës kemi vërejtur një tendencë të personalizimit të çështjeve. Pas konferencës së Kusari-Lila e kuptuam se ishte një skenar. Do të isha ndier shumë keq sikur komisioni ta kishte refuzuar pranimin e raportit, mirëpo mosaporvimi i raportit vjetor me të gjitha statistikat pozitive është i çuditshëm dhe skenar që e kuptuam kur e pamë konferencën për shtyp të Mimoza Kusarit. E kuptuam gjatë raportimit se ka tendenca të personalizimit, mirëpo unë e mora si rutinë. Është për ne shumë tendencioze, jo e argumentuar. Është i njëjti raport që ka qenë edhe vitin e kaluar me gjysmën e të dhënave pozitive dhe të vetmit tregues negative që nuk janë në dorën tonë, janë të hyrat e AKP që kanë mungesë në vitin 2020, Arsyeja e parë është pandemia dhe arsyeja e dytë kërkesa e qeverisë për pezullimin e shitjeve”, tha ai në Prime Time të Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se AKP ka pasur mungesë të hyrave për shkak të pezullimit të shitjeve dhe kjo na quhet mungesë e performancës.

    Dje në konferencë për shtyp Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se përfaqësues të PDK-së dhe Listës Serbe në Komisionin për Ekonomi kanë votuar kundër shkarkimit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se, është hapur rruga nga ana e Qeverisë që të propozohet një Bord i ri.

    “Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar që në seancën e radhës plenare të shkarkohet Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Me këtë kemi hapur rrugë për Qeverinë që të propozojë një Bord të ri që do të miratohet në seancë plenare, i cili do të përmbyllë fazën e tranziovcionit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit. Ajo çfarë ne kemi parë ka qenë një perforamancë shumë e dobët nga ky agjencion, është kthyer në institucion në shërbim të vetvetes duke akomoduar vazhdimësi kërkesa dhe vendime politike dhe duke i shkaktuar dëme ekonomisë së Kosovës. Për shkarkimin e Bordit kanë votuar përfaqësues të LVV-së dhe partisë nga komunitetet, ndërsa kundër kanë votuar përfaqësues të PDK-së dhe Listës Serbe”, tha Kusari-Lila./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!