×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Xhevdet Smakiqi caktohet ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 15:42

    Me vendimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është caktuar ushtrues i detyrës së kryeshefit.


    Lajmin e ka bërë vetë të ditur Smakiqi.

    “Emërimi im në pozitën ushtruesi të kryrshefit ekzekutiv, është i natyrshëm mbi bazën e përvojës time të gjatë rreth 15 vite në Ndërmarrjen Publike Qendrore ish-PTK dhe tani në Postën e Kosovës. Detyrat e mia do t’i ushtroj konform ligjit në fuqi, si U.D.KE. në një gjendje të rëndë afariste, sidomos në operimin e saj në kohë pandemie me COVID-19”, ka njoftuar Smakiqi.

    Në muajin gusht, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës kishin emëruar Vjollca Shala – Mulajn si ushtruese e detyrës së kryeshefes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!