×
  • Extra
  • Extra

    104 vjeçarja përcillet me ovacione nga spitali pasi fitoi për herë të dytë betejën me Covid edhe pse e vaksinuar

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 18:58

    Një grua 104-vjeçare është përcjellë me duartrokitje nga stafi i spitalit kolumbian pasi ajo u shërua nga Covid-19 për herë të dytë në më pak se një vit.


    Carmen Hernandez u përcoll me ovacion nga mjekët ndërsa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja në qytetin e Tunjës teksa ajo u transportua në një shtrat spitali. E moshuara mori trajtim mjekësor në spital për 21 ditë.

    Hernandez u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në qershor të vitit të kaluar dhe u trajtua në shtëpinë e pleqve në San Jose ku ajo jeton prej 25 vjetësh.

    Ajo ishte në gjendje ta mundte virusin – por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me Covid-19 për herë të dytë në mars.

    Të hënën, ajo ishte në gjendje të dilte nga spitali me anë të një ambulance për në shtëpinë e kujdesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!