×
  • Extra
  • Extra

    27-vjeçari që krijoi një monedhë virtuale, sot është miliarder

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 9:10

    Vitalik Buterin është një 27-vjeçar me origjinë ruso-kanadeze. Ai është një programues dhe ka krijuar monedhën virtuale Ethereum në vitin 2013, kur ishte 19 vjeç.


    Kriptomonedha nisi të funksiononte në vitin 2015 dhe sot 27-vjeçari është një miliarder. Pasuria e tij e krijuar nga rritja e vlerës së kriptomonedhës Ethereum është më shumë se 1.1 miliardë Dollarë. Buterin është edhe bashkëthemelues i revistës Bitcoin, që mbulon me artikuj lajmet për këtë monedhë virtuale dhe kriptovaluta të tjera.

    27-vjeçari nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, edhe pse në Twitter ka më shumë se 1.4 milionë ndjekës. Monedha virtuale Ethereum u rrit 4-fish ditët e fundit duke kapur një vlerë prej 3482 Dollarë. Ethereum është monedha më e fuqishme virtuale pas Bitcoinit.

    Ekspertët financiarë parashikojnë që vlera e kësaj kriptovalute do të rritet akoma më shumë në një të ardhme të afërt. Mbështetësit e kriptomonedhave kanë insistuar prej vitesh që Ethereum, Bitcoin dhe monedha të tjera virtuale mund të revolucionarizojnë botën e financave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!