29-vjeçari habit banorët, del lakuriq në mes të qytetit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër, ku një djalë 29 vjeç, Ross Springham, ka dalë në rrugë i zhveshur dhe po ecte sikur nuk ka ndodhur gjë.


Kalimtarët e habitur kanë njoftuar autoritetet dhe pasi policën iu vunë në ndjekje, 29-vjeçari nisi të vraponte duke iu shpëtuar atyre disa herë.

Ky incident është filmuar nga një kalimtar që po ecte me biçikletë, ku tregoi se kishte telefonin në dorë për të parë një adresë, në ato momente i kalon para syve djali nudo dhe vendosi ta filmojë.

Springham u arrestua nga policia dhe u dërgua në një stacion policie në qendër të Londrës pasi u kontrollua nga ndihmës mjekët.

Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të hënën (22 shkurt) i akuzuar për ekspozim të pahijshëm, ku u deklarua fajtor dhe është vendosur në paraburgim. Muajin tjetër do vendoset dënimi i tij.