×
  • Extra
  • Extra

    34 vjeçari nga Peja që po i merr veturat e huaja: Nuk është vjedhje, kam me marrë edhe veturën e Policisë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 20:40

    Një i ri nga Peja kudo që e gjen ndonjë makinë të hapur e merr. Ai mdjae thotë se kjo nuk është vjedhje, por quhet shërbim.


    “Pse ma nin motër, a e len ti celësin në kerr? Jo se je e mecme. As unë nuk e la e shti në oborr në ship, se nuk lihet Nuk është vjedhje. Ajo quhet shërbim”.

    Kështu Valon Loxha e speigon shprehinë e marrjes së makinave të huaja kudo që i gjen të gatshme për ngasje.

    I riu nga Peja kështu veproi edhe të martën në mbrëmje me një veturë funeralesh të marrë para Bashkësisë Islame në qytet u kap 70 kilometra larg, diku në Mitrovicë.

    “Spostohu. Edhe erdh një patrullë, dy tri. Kap kerrin e bonën kuku, ja cmontun njerit kerrin.

    Për 34 vjecarin kjo nuk është hera e parë që merr vetura në këtë mënyrë.

    “Në Gjakovë kam tentu e kam thirrë pronarin se mu dhimt. Të FINCA’s katër”, tregon ai.

    Në Polici thonë se Lodha u mbajt disa herë në stacion për vepra të ngjashme.

    “Po i dyshuari është i njohur për policinë, ka edhe disa raste”, thonë nga Policia e Pejës.
    Loxhës i pëlqejnë sieranet dhe e ka në plan që ta marrë edhe ndonjë maiknë të Policisë.
    “Edhe kryetarit edhe princit nëse ka Kosova princ edhe s;po di kujt. Krejtve”, thotë ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!