×
  • Extra
  • Extra

    36-vjeçarja në fazën e 4 të kancerit sjell në jetë vajzën, ka frikë se sa kohë i ka mbetur për të jetuar

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 23:29

    Një grua që beson se është personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka lindur, duke ditur se ka kancer të fazës së 4-të, ka sjell në jetë një vajzë të shëndetshme.


    Joanna Jonathan, 36 vjeçare solli në jetë vajzën e saj më 15 qershor 2021, pothuajse dy vjet pasi u diagnostikua me kancer, shkruan Metro, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Të mos jem pranë vajzave të mia është frika ime më e madhe,” thotë ajo.

    ‘Të dish se një ditë nuk do të jem këtu për fëmijët e mi është si një thikë në zemër”.

    ‘Fëmijët e mi janë të vegjël, ka një mundësi reale që ata të mos më mbajnë mend fare, vetëm nga fotografitë dhe ato që ata janë thënë për mua”, shton ajo.

    Tutje ajo ka thënë se fëmijët e saj kanë një baba të mrekullueshëm që ajo ua ka bërë dhuratë, dhe se nëse dashuria ime për fëmijët e mi do të më mbante gjallë, do të jetoja përgjithmonë.

    Joanna gjithashtu tha se shtatzënia ishte shumë e vështirë, duke qenë se gjendja vetëm u përkeqësua e ankthi rritej përderisa ishte në dijeni se ishte diagnostifikuar me kancer.

    Edhe pse Joana po vazhdon trajtimin, ajo e di se kanceri i saj është i pashërueshëm dhe ajo mund të mos jetë në gjendje të shohë fëmijët e saj të rriten./Metro/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!