×
  • Extra
  • Extra

    A keni parë ndonjëherë kungull që peshon afro 1 mijë kilogramë?

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 23:24

    Një kultivues nga shteti i Washingtonit fitoi këtë vit kampionatin e 48-të botëror të kungujve, i mbajtur në Half Moon Bay, California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Jeff Uhlmeyer nga Olympia, Washington, mori një çmim prej 19,709 dollarë me një kungull që peshonte 993.8 kilogramë.

    Ai fitoi vendin e tretë në vitin 2017, raporton AP.

    Vitin e kaluar, konkursi vjetor i peshimit të kungujve u mbajt pa spektatorë për shkak të kufizimeve pandemike.


    Travis Gienger ‘fitoi konkursin 2020 me një kungull që peshonte 1065.9 kilogramë – kungulli më i rëndë i peshuar në Amerikën e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!