×
  • Extra
  • Extra

    Ambasadorja rrah dhe maltreton pastruesen e shtëpisë, gjithçka filmohet në kamera

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 12:00

    Filipinet kanë shkarkuar nga detyra dhe shërbimet publike ambasadoren, Maricho Mauro.


    Ambasadorja e Filipineve në Brazil është zbuluar në bazë të kamerave se ka rrahur dhe torturuar pastruesen e shtëpisë.

    Pamjet janë shokuese dhe barbara ku shihet se si ambasadorja ka rrahur dhe keqtrajtuar në mënyra të ndryshme pastruesen e shtëpisë së saj, e cila po ashtu ishte një filipinase.

    Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka njoftuar dje shkarkimin e saj.

    Mauro do të humbasë të drejtat e saj të pensionit dhe nuk mund të punojë më në shërbimin publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!