×
  • Extra
  • Extra

    Amerikanët do hiqnin dorë nga seksi për një vit vetëm që të udhëtonin

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 15:33

    Pasi qëndruan të izoluar në shtëpi për gati një vit për shkak të coronavirusit dhe mbylljes së kufijve, amerikanët do ishin gati të jepnin gjithçka vetëm për të udhëtuar sërish: Po, çdo gjë!


    Më shumë se 80 % e të anketuarve kanë thënë se do ishin gati të hiqnin dorë nga seksi dhe paratë, edhe nga puna në këmbim të një udhëtimi jashtë amerikës.

    Anketa u zhvillua nga faqja e njohur e udhëtimeve Trivago. Amerikanët thonë se udhëtimi është pjesë e tyre dhe i bën ata të ndihen të përmbushur. Prej tyre 48 % do të hiqnin dorë nga puna, ndërsa 38 % do të hiqnin dorë nga marrëdhëniet seksuale për një vit në këmbim të një udhëtimi.

    Një e katërta do të paguanin mbi të gjitha kursimet e tyre dhe 1 në 5 kanë treguar se do ishin të gatshëm të linin dhe partnerët nëse do ishte një kushte për të udhëtuar jashtë.

    Po ju çfarë do pranonit në këmbim të një udhëtimi?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!