×
  • Extra
  • Extra

    Arrestohet shqiptari me dy breshka në çantë

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 14:29

    Një shqiptar është arrestuar në portin e Barit në Itali.


    Sipas njoftimit të policisë ai u kap me një valixhe brenda së cilës kishe dy breshka.

    Kontrolli u krye nga agjentët e Guardia Di Finanzia dhe Agjencisë së Doganave dhe Monopolit.

    Ata përdorën rrezet X, ku në mesin e gjërave personale zbuluan dy breshkat të cilat rezultuan se janë specie në zhdukje dhe të mbrojtur me ligj.

    “Testudo Hermanni”, janë të mbrojtura nga Konventa e Washingtonit 1973, mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Faunës dhe Florës në Rrezik (C.I.T.E.S.), shkruan Abc News.

    Breshkat e tokës nuk kishin çertifikimet e nevojshme dhe mikroçipin e kërkuar identifikues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!