×
  • Extra
  • Extra

    As rrethojat s’i bindin qytetarët ta shfrytëzojnë mbikalimin “Te Rrethi”

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 12:37

    Ka vite që është ndërtuar mbikalimi te shkolla “Ali Sokoli” në Prishtinë, afër rrethit të Flamurit, por i njëjti asnjëherë nuk është shfrytëzuar. Këmbësorët vazhdimisht aty kalojnë rrugën duke rrezikuar jo pak jetën e tyre nga veturat e shumta.


    Ndonëse dje u vendosën rrethoja në rrugë, në mënyrë që qytetarët të shfrytëzojnë mbikalimin, ata kanë gjetur prapë një rrugë tjetër.

    Tashmë qytetarët po kalojnë në një pjesë edhe më të rrezikshme. Ata po e kalojnë rrugën në rreth.

    Reporteri.net ka siguruar fotografi ku qytetarët e kalojnë rrugën në rreth.

    Megjithatë disa herë është raportuar në media se gjendja e mbikalimit në fjalë është e tmerrshme, pasi kundërmon dhe është i mbushur me mbeturina. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!