×
  • Extra
  • Extra

    Bashkëshortja e Agim Ramadanit publikon hartimin e tij të fundit në 58 vjetorin e lindjes

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 10:51

    3 maj 1963 shënon datën e lindjes së heroit, Agim Ramadani.


    Në 58 vjetorin e lindjes, bashkëshortja e tij Shukrije Ramadani, e ka publikuar hartimin e tij të fundit nga shkolla e mesme.

    “Sot është ditëlindja jote e 58, Gimi jem, apo e 22 si hero i atdheut!. Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme,ku profesoresha Shejnaze Elezi të noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar,me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë!”.

    Agim Ramadani i njohur si “Katana” ra në altarin e lirisë më 11 prill 1999 në Junik në vendin e quajtur “Rrasa e Zogut”, ka shkruar Shukrije Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!