×
  • Extra
  • Extra

    Binjaket identike japoneze thyejnë rekord si më të moshuarat në botë

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 22:31

    Dy motra japoneze, mbi 107-vjeçare, janë binjaket më të moshuara identike në botë, sipas Librit të Rekordeve “Guinness”.


    “Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama mbushën 107 vjeç e 300 ditë më 1 shtator, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga motrat e famshme japoneze, Kin Narita dhe Gin Kanie, të cilat ishin 107 vjeç dhe 175 ditë”, njoftoi Guinness Ëorld Records.

    Sumiyama dhe Kodama kanë lindur më 5 nëntor 1913, në ishullin Shodoshima në Japoninë perëndimore, në një familje prej 13 vetësh.

    Fëmijët e lindjeve të shumta ishin shpesh viktima të ngacmimit në Japoni, në atë kohë.

    Motrat, më vonë, e përshkruan këtë ngacmim si ndër përvojat më të vështira të fëmijërisë së tyre.

    Japonia është një nga vendet me plakjen më të shpejtë në Tokë.

    Rreth një e treta e 125 milionë banorëve janë tashmë 65 vjeç ose më të moshuar.

    Rreth 86 500 janë edhe 100 vjeç ose më të moshuar.

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!