Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka komentuar për Gazetën Online ’Reporteri.net’ rezultatin e partive në zgjedhjet që u mbajtën sot.


Burdushi ka folur për rezultatin e madh të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai tha se partia e Albin Kurtit është magjepsur me dashuri dhe ndershmëri për ditën e Shën Valentinit.

“Sot fitoj dashuria. VV i ka magjepsur me dashuri dhe ndershmëri votuesit. VV i ka verbëru me dashuri partitë e tjera”, tha Burdushi.

Reklamë

Ndërkaq Burdushi për Reporteri.net, tha se PDK-në dhe LDK-në, që dështuan në këto zgjedhje, kanë pasur ‘mësysh’ e ‘sehire’.

“PDK dhe LDK kanë pasur shumë mësysh e sehire. Sehiret kanë ardh prej ndërkombëtarëve”, tha Burdushi, shkruan Reporteri.net.

Burdushi tha se edhe moti i ftohte ka ndikuar në rezultatin e dobët të LDK në zgjedhje.

Deri me tash KQZ ka numëruar 76,68% të votave në nivel të Kosovës.

Nga votat e numëruara, LVV ka marrë 48,14% të votave, PDK ka 17,51% dhe LDK ka fituar 13,35% të votave.

Reklamë

AAK ka rezulton të ketë marrë 7,43% të votave, sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së. Ndërkaq NISMA ka vetëm 2,70% të votave, duke i thënë lamtumirë Kuvendit.