×
  • Extra
  • Extra

    Çfarë duhet të hani para dhe pas vaksinës anti-Covid për të pakësuar efektet anësore

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 17:59

    Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, efektet anësore të vaksinës anti-Covid mund të përfshijnë dhimbje, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit, si dhe ethe të mundshme, dhimbje koke, lodhje, të përziera, të dridhura dhe dhimbje të muskujve.


    Këto simptoma janë në të vërtetë një shenjë e mirë që trupi juaj po krijon imunitet dhe ato zakonisht kalojnë brenda disa ditësh. Por ka hapa të vegjël që mund të ndërmerrni për të zvogëluar ato efekte anësore, dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me dietën tuaj.

    “Një gjumë i mirë dhe pushimi është një mënzrë e mirë për të kaluar lehtë marrjen e vaksinës por ka dhe disa gjëra të thjeshta që mund të bëni dhe nuk duhet të bëni në lidhje me pijet dhe ushqimin”, thotë Ronald Hoffman, mjek dhe pedagog.

    Provoni çaj xhenxhefili për të përzierat.

    Xhenxhefili ka një “reputacion” si një ilaç i shkëlqyeshëm për problemet gastrointestinale. Çaji i xhenxhefilit është i thjeshtë për t’u bërë.

    Gjithashtu duhet të pini lëngje të shëndetshme pasi ethet që mund të shkaktojë një vaksinë mund të çojnë në dehidrim.

    “Hani një dietë të shëndetshme, të stilit mesdhetar”, thotë Hoffman.

    Ai thotë se duhet të mundoheni të filloni të ushqeheni veëanërisht të shëndetshëm disa javë para dozës së parë. Një dietë e stilit mesdhetar ka efekte anti-inflamatore.

    “Fillimi i një diete të shëndetshme disa javë para vaksinës është më mirë sesa thjesht një dietë direkt pas dozës së parë”, tha Hoffman.

    Dieta thekson perimet, frutat, drithërat, Omega-3 të shëndetshëm dhe yndyrnat e pangopura (si ato në vajin e ullirit), peshkun, pulën, fasulet dhe vezët. Mishi i kuq është i kufizuar. Një studim zbuloi se individët mbi 65 vjeë që hanin pesë ose më shumë racione frutash dhe perimesh në ditë kishin një përgjigje më të fortë imune ndaj një vaksine pneumokoksike sesa bashkëmoshatarët që hanin dy porcione ose më pak.

    Dicka tjetër që mund të bëni është të kini parasysh të hani një dietë me indeks të ulët glicemik për të paktën disa ditë pas vaksinës.

    “Një dietë me indeks të ulët glicemik do të mbajë sheqerin në gjak të qëndrueshëm. Kërkimet e përqendruara rreth diabetit kanë treguar se nivelet më të ulëta të glukozës priren të jenë anti-inflamatore. Në përgjithësi, ushqimet që mbajnë sheqerin në gjak në nivele të shëndetshme përfshijnë perime jeshile, shumicën e fasuleve, drithërave integrale, fruta si manaferrat dhe mollët dhe sigurisht proteina të shëndetshme”, thotë ai.

    Gjithashtu, kthehuni tek ilaëi i preferuar i të gjitha kohërave, supa e pulës

    Një supë e këndshme shëruese me shumë perime të gatuara mirë është e lehtë për tu tretur dhe ushqyer.

    “Përshtatni mirë shëndetin tuaj të zorrëve për të rritur përgjigjen tuaj immune”, thotë Todd Born, një mjek naturopatik dhe specialist i ëertifikuar i ushqimit në Uashington.

    Në të gjithë popullatën, përgjigja imune ndaj vaksinave ndryshon. Disa nga këto varen nga mosha, ndërsa plakemi, imuniteti ynë zbehet. Disa prej tyre varen nga variacioni individual dhe një pjesë e saj varet nga lloji i vaksinës që merrni.

    “Një aspekt i rëndësishëm i reagimit të vaksinës dhe i imunitetit në përgjithësi, është një mikrobiomë e shëndetshme e zorrëve”, tha Born.

    Jo vetëm që përgjigjet e vaksinave janë të ndryshueshme, por Born tha se një mikrobiomë e shëndetshme e zorrëve është treguar në studimet shkencore për të rritur përgjigjen imune ndaj vaksinave.

    Born rekomandon një dietë me shumë fibra dhe ushqime të fermentuara dhe “të filloni dy javë para vaksinës dhe të vazhdoni për të paktën dy javë më pas”.

    “Dietat e pasura me fibra inkurajojnë rritjen e baktereve të dobishme që mbështesin përgjigjen imune”, shpjegoi ai.

    Disa nga këto ushqime janë kosi dhe lakra turshi.

    Born thotë se ndërsa hani ushqimin tuaj, dëgjoni muzikë.

    “Tridhjetë vite kërkime kanë treguar se stresi, depresioni dhe vetmia mund të dëmtojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj vaksinave”, thotë Born.

    Prandaj, ushqejeni trupin tuaj me ushqim dhe pije të shëndetshme, qëndroni të hidratuar, pushoni mirë dhe jini të gëzuar. Ju do t’i jepni sistemit tuaj imunitar shansin më të mirë për t’iu përgjigjur mirë vaksinës dhe për t’u rikuperuar shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!