×
  • Extra
  • Extra

    Çfarë mund të përcaktojë vërtet nëse do të infektoheni ose jo me variantin Delta

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 16:17

    Autoritetet shëndetësore kanë ngritur prej kohësh alarmin për variantin shqetësues të koronavirusit, të njohur si Delta, duke sugjeruar që ky variant mund të përbëjë 90% të rasteve deri në fusht të gushtit, nëse masat anti-Covid nuk respektohen dhe shtohen rastet.


    Për fat të mirë, studimet kanë treguar se vaksinat ofrojnë mbrojtje të mirë edhe ndaj këtij varianti, megjithëse një tjetër faktor kyç mund të përcaktojë nëse do të infektoheni ose jo me këtë virus. Kjo vlen edhe për njerëzit e vaksinuar.

    Gjatë një daljeje në “Face the Nation” në CBC, Scott Gottlieb, mjek dhe investitor amerikan që ka shërbyer si komisionir i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) në periudhën 2017-2019, u shpreh se çfarë mund të përcaktojë vërtet nëse do të infektoheni ose me variantin Delta: maskat.

    “Delta është aq ngjitës si variant saqë kur flasim për maskat, nuk mendoj që duhet të flasim vetëm për maskat. Unë mendoj se duhet të flasim për maska me cilësi të lartë. Cilësia e maskës do të sjellë ndryshimin me një variant që përhapet më agresivisht si Delta.” – tha ai.

    Gottlieb rekomandoi që edhe njerëzit që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, ta konsiderojnë mbajtjen e maskës.

    Varianti Delta është konfirmuar në Kosovë, ndërsa në Shqipëri nuk janë raportuar raste deri tani.

    “Ka tregues shumë pozitivë të ecurisë së epidemisë në vend, por ka një alarm që ekspertët referojnë dhe doja ta sillja në vëmendjen e të gjithë qytetarëve: Varianti i ri Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet e rajonit dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësohet si variant i ri, por që ka ngjallur shqetësim duke vlerësuar se është shumë më infektues se variantet e tjera që kanë dominuar deri tani dhe për këtë arsye kërkohet një kujdes maksimal,” u shpreh në fillim të korrikut ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

    “Provat paraprake sugjerojnë që të dyja dozat e një vaksine Covid-19 janë të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e duhur kundër variantit Delta,” tha Agjencia Europiane e Barnave (EMA) në një deklaratë të disa ditëve më parë. EMA ka miratuar vaksinat Pfizer / BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!