×
  • Extra
  • Extra

    Çifti i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit në prani të peshkaqenëve

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 15:43

    Një çift që janë zhytës kanë vendosur që martesën e tyre ta bëjnë nën ujë.


    Lisa Huggins dhe Christopher Jackson u martuan në një oqeanarium tropikal në qendrën Bear Grylls Adventure në Marston Green, Warwickshire.

    Ndër krijesat e pranishme së bashku me llojet e ndryshme të peshqve, ishin edhe peshkaqenët ‘gumë’, një specie e ndrojtur që mund të rritet deri në shtatë metra e gjatë. Duke pasur parasysh natyrën e tyre, peshkaqenë ‘gumë’ zakonisht nuk përbëjnë një kërcënim për njerëzit.

    Çifti të cilët ishin së bashku për pesë vjet, kishin mësuar të zhyten së bashkë, vendosën të martoheshin në këtë mjedis të pazakontë, shkruan The Independent.

    “Ne do të martoheshim në Qipro, pastaj për shkak të pandemisë nuk mund të udhëtonim, e kjo na i ndryshoi planet”, tha Huggins.

    Huggins vazhdoi ta përshkruaj rëndësinë e mjedisit nënujor për ta, duke thënë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi që i pret ata.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!