×
  • Extra
  • Extra

    Delja e paqethur prej vitesh arrin të shohë përsëri pasi humbi 35 kg lesh

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 17:20

    Ishtë një bekim i vërtetë për ketë dele, e cila më në fund arriti të heqë qafe më shumë se 30 kg lesh, çka e lejoi të shikonte përsëri për herë të parë prej vitesh.


    Delja e njohur tanimë si Baarack, ishte lënë të jetonte vetëm në botën e egër prej vitesh dhe leshi i saj ishte rritur në masë gjigande, para se të shpëtohej nga një grup i mbrojtjes së kafshëve.

    Vullnetarët e grupit Edgar’s Mission në Lancefield, Australi, llogarisnin se Baarack kishte të paktën pesë vjet pa prerë leshin e saj. Por perveç mbrojtjes në botën e egër apo pamjes së zmadhuar, leshi bllokonte shikimin e kafshës dhe e ndalonte të ecte.

    Për një orë të tërë, qethësit hoqën leshin e ngurtësuar të Baarack, në procesin që normalisht kryhet në vetëm disa minuta.

    Delja është rekuperuar tashmë dhe po përshtatet me jetën e re në rezervat.

    “Ne nuk mund ta besonim që kishte një dele të gjallë brenda gjithë atij leshi. Ajo ishte kthyer në një masë gjigande leshi të përzier me degë peme, shkopa apo insekte”, shkruante në një postim grupi i kafshëve.

    Baarack ishte gjetur në fillim të muajit e vetmuar duke kullotur në zonat me bimësi të varfër në Victoria, në veri të Melbourne, Australi.

    Grupi Edgar’s Mission shkruante: “Çdo ditë që leshi rritej më shumë, halli i saj përkeqësohej dhe shanset e mbijetesës zvogëloheshin”.

    “Shumë nejrëz nuk e kuptojnë se leshi i deles mund të kthehet në një veshje të rëndë që vazhdon të rritet gjatë gjithë jetës”.

    Delja e egër e racës ‘mouflon’, nga e cial vijnë delet e buta që ne njohim sot, ka pasur fillimisht pellush që binte vetë dhe nganjëherë me disa ngjyra për efekt kamuflazhi e mbijetese. Pellushi i deleve rritej dhe më pas binte sipas sezonit, që ishte një përshtatje madhore e volucionit në shërbim të tyre, deri para zbutjes dhe kultivimit nga njeriu.

    Por tashmë delet janë ndarë në disa raca të kultivueshme dhe kërkojnë qethje të përvitshme për të ruajtur mirëqenien e tyre.

     

    Por delja Baarack nuk dinte asgjë nga këto dhe gjithçka donte të bënte ishte të jetonte, si çdo krijesë e Zotit.

    Ajo kishte gjetur ushqim në degët e freskëta të barit dhe me vendosmëri çau rrugën e saj mes pyllit.

     

    Tashmë e çliruar nga 35.4 kilo lesh mbi kurriz, Baarack nuk duhet të luftojë më për ushqim e strehim, dhe as të jetë në mëshirë të predatorëve, nga të cilat më parë e mbronte vetëm leshi gjigand.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!