×
  • Extra
  • Extra

    Dëshirat e “çmendura” të Hitlerit për seks: I pëlqente që gratë të uronin mbi të

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 10:31

    Një dokumentar pretendon se Adolf Hitlerit i pëlqente që gratë të urinonin mbi të gjatë seksit dhe kishte një marrëdhënie inçestuale me mbesën e tij.


    Diktatori nazist gjithashtu raportohet se i pëlqente që gratë ta shkelmonin dhe ishte i varur nga pornografia.

    Pretendimet dolën në “Hitler’s Secret Sex Life”, e cila u transmetua në Sky History të dielën.

    Po ashtu, Hitleri thuhet të ketë pasur një marrëdhënie inçestuale me mbesën e tij Geli Raubal, e cila besohet të ketë zgjatur për gjashtë vjet.

    Ish-aleati i Hitlerit, Otto Strasser, i cili më vonë u prish me partinë, vazhdoi të pretendonte se atij i pëlqente që gratë të urinonin mbi të.

    Ai tha se Geli ishte midis atyre që ishin detyruar të merrnin pjesë në të. Geli më vonë u zbulua e vdekur në apartamentin e Hitlerit në Mynih, Gjermani në vitin 1931 pasi u qëllua në gjoks në moshën 23 vjeçare, duke nxitur dyshimet se ai e vrau atë.

    Ajo thuhet se pretendoi se Hitleri kërkoi gjëra “thjesht të neveritshme” prej saj, sipas Sun, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!