×
  • Extra
  • Extra

    Divorci me gruan, Bill Gates do të përfaqësohet nga avokati 97-vjeçar miliarder

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 18:30

    Charlie T Munger (majtas), avokati 97-vjeçar që do të përfaqësojë miliarderin Bill Gates në procesin e divorcit.


    Bill Gates ka punësuar një avokat 97-vjeçar miliarder që ta përfaqësojë atë në procesin e divorcit nga bashkëshortja Melinda.

    Charlie T Munger është një mik i Bill Gates prej vitesh, por nuk ka qenë kurrë avokat i tij. Interesant është fakti se në vitet ’50, Munger është divorcuar dhe nga ajo ndarje humbi të gjithë pasurinë, që e rikrijoi vite më vonë.

    Themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij njoftuan dje se do të ndahen pas 27 viteve martesë. Nuk janë publikuar detaje mbi arsyet e ndarjes, por dokumentet gjyqësore tregojnë se çifti nuk ka pasur marrëveshje paramartesore kur shkëmbyen unazat në vitin 1994, duke vendosur pasurinë e tyre prej 130 miliardë dollarësh në qendër të ndarjes.

    Juristët janë të habitur se si nuk ekziston një marrëveshje paramartesore, duke marrë parasysh se Bill Gates e kishte bërë 1 miliard dollarë që në vitin 1987, kur ishte 31 vjeç, atëherë kur njohu Melindën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!