×
  • Extra
  • Extra

    Duda Balje publikon foto duke buzëqeshur, thotë se ka nevojë për pushim

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 19:53

    Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Duda Valje, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook.


    Balje në fotografinë e publikuar duket tejet bukur, ndërsa në mbishkrim ka përshkruar humorin e saj në këtë ditë vikendi.

    Ajo përmes këtij postimi ka lë të kuptohet se është lodhur.

    “Jetë e dashur, kam përjetuar mjaftueshëm budallallëk kohët e fundit. A mund të marrim pak pushim të paktën për vikend?”, ka shkruar ajo.

    Kujtojmë se Balje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

    Balje ka deklaruar se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!