×
  • Extra
  • Extra

    Edhe të rinjtë të rrezikuar nga variantet e reja të COVID-19

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 16:54

    Tre variantet më të zakonshme të koronavirusit në Evropë rrisin rrezikun e shtrimit në spital, në pavijonet Covid dhe në kujdesin intensiv, madje edhe ndër më të rinjtë (nën 60 vjeç).


    Kjo tregohet nga të dhënat në lidhje me variantin anglez, afrikano-jugor dhe brazilian, të analizuar në shtatë vende evropiane, përfshirë Italinë.

    Kërkimi është botuar në “Eurosurveillance”, revista shkencore e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

    Vaksinimi të paktën po ecën mirë, ndonëse jo në të gjitha vendet.

    Amerika është ndër vendet lider ku numri qytetareve që kanë marrë kursin e plotë të vaksinës së koronavirusit ka arritur në 103 milionë, thënë ndryshe 31.2% të popullsisë së përgjithshme.

    Te dhënat konfirmohen nga qendra kombëtare e menaxhimit të sëmundjeve infektive sipas të cilës 44% e qytetarëve kanë marrë të paktën një dozë, dhe numri i rasteve ditore të infektimit ka rënë me 16%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!