Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë një urim special nga skuadra e Juventusit të Italisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Kryeministri njihet si një fans i sportit, e veçanërisht futbollit. Ai njihet si një fans i përkushtuar i skuadrës së Juventusit.
Duke e ditur këtë, skuadra ka vendosur t’i bëjë dhuratë Ramës një fanellë me numrin 3, që simbolizon mandatin e tretë të fituar nga partia e tij.