×
  • Extra
  • Extra

    Familja në Kolorado krijon me borë një gjarpër 23 metra të gjatë

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 11:02

    Për shumicën e njerëzve, krijimi i një burri prej dëbore është punë e vështirë, por një familje në Kolorado i çoi gjërat në një tjetër nivel, duke krijuar një gjarpër prej dëbore.


    Morn Mosley dhe pesë vëllezërit e motrat e tij kaluan dhjetë orë duke punuar për formimin e një gjarpri, i cili ka kënaqur banorët vendas.

    Gjarpri ka një gjatësi prej rreth 23 metrash dhe është në kopshtin para shtëpisë së nënës së tij.

    Puna e familjes fitoi popullaritet në 2019 pasi skulptura e tyre, një tigër u shpërnda gjerësisht në mediat lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!