Përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale po kthehet në një rrezik për të rinjtë e sidomos për ata që kanë edhe një makinë në përdorim.


Pas dhjetra adoleshentëve që filmojnë veten teksa i japin makinës me shpejtësi përtej normave, ky i ri në Shqipëri, ka kaluar çdo limit.

Në një video të publikuar nga faqja “Aksidente rrugore”, ai shihet teksa del nga makina tip Golf 5 me targa AA 842 JJ dhe hipën mbi makinë.

Reklamë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Shfaqja nuk përfundon me kaq, pasi makina vazhdon të eci pa shofer, pasi i riu që e drejton kërcen me duar e këmbë mbi makinë.

“Pershendetje,shiko si bejne aventura per TikTok dhe perfundojne në kanali pastaj”,-shkruan qytetari bashkëngjitur videos.