×
  • Extra
  • Extra

    Fitoi kujdestarinë nga ish gruaja, burri kinez shet djalin për 25 mijë dollarë

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 8:59

    Një burrë nga Kina është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur djalin e tij duke i përdorur paratë për të shijuar udhëtimet me të dashurën. I akuzuari me mbiemrin Xie fitoi kujdestarinë e djalit të tij pasi u divorcua nga gruaja, së cilës iu dha kujdestaria e vajzës së tyre.


    Policia ka bërë me dije se djali është shitur tek një çift pa fëmijë në Changsu të Provincës Jiangsu për 25 mijë dollarë. Dyshimet lindën pasi xhaxhai i vogëlushit kishte kuptuar se vëllai i tij nuk e kishte dërguar në shtëpinë e nënës së tij, siç i kishte thënë.

    Kur vëllai i tij nuk pranoi të përgjigjej, ai raportoi ngjarjen në polici. Sipas mediave kineze, personi i dyshuar dha dy nga vajzat e tij nga një martesë e mëparshme, sepse ai ishte në gjendje të rëndë financiare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!