Frizeri kosovar që drejton sallonin ‘Riza Hairsalon’, në një emision televiziv ka nxjerrë një konstatim paragjykues për femrat, duke thënë se ato lënë më shumë bakshishe, sepse sipas tij nuk u dhimsen paratë, ngase nuk i kanë të tyret.


Ai në emisionin “Why Not” me prezentuese me prezantuesen Roza Lati, i pyetur se kush lënë më shumë bakshishe, femrat apo meshkujt, ka thënë “normal që femrat japin më shumë bakshishe se meshkujt, për shkak se femrat nuk kanë pare t’veta i kan paret e djemve e djemt i nxjerrin vet paret”.

Ndërsa prezantuesja në këtë rast, ka dalë në anën e tij, duke e përkrahur, madje edhe duke kërkuar duartrokitje për këtë mendim të tijin.

Reklamë

Për më tepër ai njihet si frizer që vizitohet nga një pejsë e madhe e figurave të rëndësishme të skenës publike shqiptare, si artistë, këngëtarë e edhe politikanë. /Reporteri.net