Një skuadër zjarrfikësish e gjitha e përbërë nga femra.
Është një rast i rrallë, por është bërë një domosdoshmëri në kushtet, kur në fshat mungojnë burrat. Kjo ndodh në një qytezë polake, Miejsce Odrzanskie, një fshat me 300 banorë, ku prej nëntë vitesh nuk lindin bebe meshkuj.
Kryebashkiaku ka vendosur edhe një çmim për nënën që do të sjellë në jetë një djalë, ndërkohë që një grup shkencëtarësh po studion anomalinë e fshatit.
Banorët më të moshuar kujtojnë se meshkujt kanë qenë gjithnjë të rrallë në fshat.

Për momentin, vetëm shkencëtarët janë të shqetësuar; gratë e fshatit duken në fakt të kënaqura.

