×
  • Extra
  • Extra

    Gafa e Kurtit për Bashën gjatë vizitës në Shqipëri: Takova kryetarin e PDK-së

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 12:03

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar këto ditë në Shqipëri ku u ka dhënë mbështetje kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet në Shqipëri.


    Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, Kurti ka komentuar edhe agjendën e tij politike  në Tiranë, ku tha se është takuar me krerët kryesorë të politikës në vend. Por gjatë fjalës së tij Kurti e cilësoi kryetarin e Partisë Demokratike, si kryetar të PDK-së.

    “Dje në Tiranë kam takuar dje të tre edhe kryeministrin Rama, edhe presidentin Meta edhe kryetarin e PDK-së Bashën”- tha Kurti gjatë fjalës së tij në Gjirokastër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!