×
  • Extra
  • Extra

    ‘Gëzimin ma të madh në jetë, kur më ka ndalë polici shqiptar’, qytetari rrëfen përvojën emocionuese: Kam qajtë si fëmija

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 11:43

    Emisioni “#Gjesi” ka pyetur qytetarët se sa janë bashkëpunues me Policinë e Kosovës, në momentin kur dëgjojnë apo shohin diçka që duhet raportuar.


    Ata janë shprehur krenarë me Policinë e Kosovës dhe kanë falënderuar për punën që e bëjnë.

    Ndërkohë, një nga ta ka ndarë një përvojë emocionuese teksa ka treguar momentin kur për herë të parë e kishin ndaluar Policia e Kosovës.

    “Gëzimin ma të madh në jetë e kam pasë kur më ka ndalë polici i parë shqiptar. Kam fillu me qajtë si fëmija. Më kanë kapë emocionet shumë të mëdhaja.”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!