Naomi Wolf shpërndan vazhdimisht propagandë në Twitter kundër maskave dhe vaksinimit dhe ajo u vu në lojë nga një burrë.


Anti-vaksinuesja Naomi Wolf u fut keq në lojë kur postoi në Twitter një “thënie” nga një “mjek”, që rezultoi të fakt të jetë një pornostar.

Reklamë

Wolf është shkrimtare dhe ka qenë këshilltare  e presidentit të mëhershëm amerikan Bill Clinton. Ajo kalon shumë kohë në Twitter duke shpërndarë propagandë kundër maskave dhe vaksinave.

Një shakaxhi i dërgoi asaj një thënie, kinse nga një profesionist mjekësorë duke vënë në pikëpyetje pse po bëhet gjithë ky presion për vaksinim, dhe ajo e postoi atë pa menduar dy herë!

Problemi i vetëm ishte se ai nuk ishte profesionist, të paktën jo në mjekësi, dhe kjo nuk ishte një thënie e vërtetë.

Personi që e vuri në lojë Wolf quhet Ken Klippenstein, dhe ai i shkroi asaj duke i thënë: “Përshëndetje Dr. Wolf, jam fans i madh i punës tuaj. E admiroj guximin tuaj për të ngritur zërin”.

Reklamë

Bashkë me këtë mesazh, ai e bashkëngjiti fotografinë që kishte të shkruar në të thënien, dhe emri i pornostarit Johnny Sins ishte shkruar si “Dr. John Sims, Doktor i mjekësisë”.

Thënia nga “Dr. Sims” shkruante: “Nëse vaksina është efektive, pse duhet të iu bëjmë presion qytetarëve ta marrin? Konsenti i informuar do të thotë të lejosh pacientin të bëjë zgjedhjen vetë”.

Më vonë postimi i saj u fshi kur ajo kuptoi gabimin e saj, por tashmë ishte shumë vonë sepse ajo ishte vënë në lojë nga i gjithë interneti në atë pikë.

Epo, nëse keni menduar që keni bërë diçka të turpshme, kujtoni se nuk e keni bërë të njëjtin budallallëk sikur Naomi Wolf!

Reklamë