Është shkatërruar asfalti në një rrugë në Zabel të Gjilanit, pas një muaji asfaltim.
Nga i njëjti operator që u ndërtua edhe u shkatërruar, e arsyeja është se banorët nuk ishin të kënaqur nga rruga pasi menjëherë kishte filluar të dilte bar në të.
Banorët e akuzonin komunën mirëpo drejtori i shërbimeve publike, Naser Korca, tha se komuna nuk ka dorë në këtë projekt.
“Rruga në fjalë është rrugë private që është shtruar nga operatori me vetë dëshirë, nuk është projekt i komunës, nuk është investim i komunës, komuna e ka pasë në projekt mirëpo nuk kemi pasë buxhet për ta tenderuar”, është shprehur Korça.
Derisa operatori i cili nuk pranoi të prononcohet, prapa kamerave ka thënë se qëllimi ishte për të bërë mirë mirëpo sipas tij banorët e keqpërdorën duke e nxitur të ndërmarrë veprimin e sotëm.